“Faleminderit për titujt e fituar”, Bayerni zyrtarizon dy largime
Mamaja e Beniadës del kundër Einxhelit: Të ka ardhur ora
Debati mes Donaldit dhe Einxhel ka qenë fokus i diskutimeve në shtëpi pas spektaklit të së martës. Beniada, e cila ka krijuar shoqëri me Einxhelin është munduar të të mos mbajë një qëndrim të njëanshëm dhe ka qëndruar me të dyja palët.
Qëndrimi i saj është komentuar nga Einxhel, Arjola dhe Iliri, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak nënës së saj, Linda Jakic. Në një video ku Einxhel shprehet se do të preferonte ta kishte parë Beniadën më pranë saj, Linda ka shkruar: “Atëherë mendo për veten tënde Einxhel”.
Në një postim tjetër, mamaja e Beniadës i replikon një komentuese dhe shpreh mendimin e saj se Einxhelit i ka ardhur ora për të dalë.
Në Instastory Linda ka postuar edhe një foto të Beniadës me Donaldin duke treguar se mbështet vendimin e të bijës.