Sigourney Weaver në bisedime për t'u bashkuar me Star Wars Universe me Mandalorian & Grogu
Nxënësit, piktorë të vegjël përfaqësojnë Kosovën në Itali
Vizatimet e nxënësve nga Prishtina kanë mbërrijtur në Romë, ku do të përfaqësojnë Kosovën në ekspozitën dhe garën e pikturës, “Colores por la Paz Ecuador”, që mbahet në Itali.
Vizatimet e nxënësve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali”, janë dërguar në Romë falë arsimtares së artit në këtë shkollë, znj.Luljeta Muçaj.
Piktura e nxënëses së klasës së VI, të SHFMU “Ismail Qemali”, Anila Gashi është përzgjedhur më e mira dhe do të jetë në krye të përfaqësimit të Kosovës në Itali, gjatë garës “Pikturojmë për paqe” që do të zhvillohet në muajin qershor të këtij viti.
Anila Gashi, ka 12 vjet, por deri më tani ajo ka marrë pjesë edhe në dy ekspozita, njërën virtuale në Tiranë dhe tjetrën në Prishtinë. Kurse në moshën 9-vjeçare, ajo kishte hapur ekspozitën e saj të parë në Prishtinë.
LEXO EDHE KËTË: