100 mln £ për sulmuesin, Liverpooli përgatit dhuratën e madhe për Slot
Tjetër incident në BB VIP: Donaldi thyen tavolinën dhe rrëzohet në tokë (VIDEO)
BB VIP – Në sntëpinë e “Big Brother VIP” duket se nuk kanë fund “incidentet”. Kësaj radhe ishte Donald Veshaj, ai që pati një incident të vogël, fatmirësisht pa lëndime.
Aktori i humorit ka qenë duke interpretuar rolin e “Gjinos” tek filmi “14 vjeç dhëndër” me aktoren Monika Lubonja. Në një moment, Donaldi ka përdorur tavolinën si “djep”.
Por për shkak të rëndesës së tij, tavolinës nuk i kanë mbajtur gjatë këmbët dhe është thyer, duke rrëzuar kështu aktorin në tokë.
Këtë moment e kanë parë edhe banorët e tjerë të shtëpisë të cilët kanë nisur të qeshin. Monika ndërkohë ka ikur duke mbajtur “barkun me dorë” nga të qeshurat.