Brusketa klasike me domate dhe djathë
Përbërësit:
Disa feta bukë (në varësi të numrit të brusketave që do të përgatisni)
2 kokrra domate
1 copë djathë të bardhë
1 lugë kafe hudhër pluhur (opsionale)
1 lugë gjelle gjalpë
Pak rigon
Kripë
Procedura:
1.Në një tas përzieni gjalpin e shkrirë, hudhrën, kripën, rigonin.
2.Ndërkohë domatet i prisni në copa të vogla.
3.Merrni fetat e bukës dhe i lyeni me salcën që përgatitët.
4.Sipër i shtoni disa copëza domatesh dhe pak djathë të thërrmuar.
5.I fusni në furrë brusketat për 5 minuta në 170 gradë.
6.Më pas i nxirrni dhe shijojini!