100 mln £ për sulmuesin, Liverpooli përgatit dhuratën e madhe për Slot
Arta Nitaj dhe Arta Elezaj pozojnë sërish bashkë
Arta Elezaj dhe Arta Nitaj janë shumë të ndjekura në rrjetet sociale.
Ato shpesh ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet me përmbajtje provokuese.
Megjithatë së fundmi, dy bukuroshet janë bërë bashkë për një fotosesion, ku kanë pozuar me tuta sportive.
Të shoqëruar nga një shoqe e tyre e përbashkët, dy vajzat e shumë komentuara të shoubizit, kanë bërë që vëmendja e ndjekësve të tyre të kthehet nga këto paraqitje atraktive.
Elezaj dhe Nitaj përndryshe dikur kanë qenë aktore të të njëjtit serial, “O Sa Mirë”, dhe miqësia e tyre daton që nga ajo kohë.
Vajzat ishin së bashku në fillim të këtij viti në Dubai me pushime, të shoqëruara nga shoqet e tyre Kejvina Kthella dhe Stina. /Telegrafi/