Trailer Reunion premton një mister argëtues vrasjeje me Game Night, The Boys & Get Out
Katër të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632. Në total numri i rasteve aktive është 14.639
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës. Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.