Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Theu rekordin Guinness/ Katër vezëve mbi njëra-tjetrën (VIDEO)
Një burrë nga Jemeni theu rekordin e tij botëror Guinness kur arriti të vendoste katër vezë njëra mbi tjetrën pa u rrëzuar.
Mohammed Muqbel, i cili për herë të parë theu rekordin kur vendosi tre vezë, tani ka thyer rekordin e tij gjatë një përpjekjeje në Stamboll, Turqi, ku arriti të grumbullonte katër vezë në një kullë.
Muqbel tha se truku ishte më i vështirë se sa duket.
“Shumë persona në mbarë botën nuk arrijnë ta kuptojnë punën e vështirë të lidhur me balancimin”, i tha ai Guiness World Records.
Ai tha se balancimi kërkon “durim, fokus dhe qetësi të jashtëzakonshme”.