Nga historia e moçme e Kosovës: Gjergj Fisi i Pultit Pollato
E ndëshkuan me heqjen e internetit për notat, vret prindërit dhe vëllanë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku një 15-vjeçar ka vrarë prindërit dhe vëllanë e tij të vogël.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elche të Spanjës, ku adoleshenti ka vrarë dhe ka qëndruar për tre ditë me trupat e pajetë në banes. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga të afërmit e adoleshentit pasi janë merakosur pasi nuk kishin asnjë kontakt me ta.
Kur ato kanë shkuar në banesë adoleshenti është përgjigjur me gjakftohtësi se di i kishte vrarë prindërit dhe vëllain e tij dhjetëvjeçar. Në fillim do të kishte vrarë nënën dhe vëllanë dhe kur të vinte babai, do ta kishte qëlluar dy herë.
Krimi makabër kishte ndodhur pas një konflikti që ai kishte pasur me prindërit për rezultatet e ulëta në shkollë dhe vendimin për ti hequr internetin. Ndërkohë tashmë policia ka bërë arrestimin e tij dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Brenda një jave, Elche ka përjetuar një nga javët e zeza më të vështira në kujtesë. Gjashtë ditë më parë sot u zbuluan trupat e një çifti të vrarë dhe varrosur, pasi u vunë në pranga dhe u lidhën me gojë, në një vend në zonën e Jubalcoy. Trupat e gjetura datojnë nga dy deri në tre vjet. Për momentin nuk është konfirmuar identifikimi i tyre, megjithëse dyshohet për një çift të zhdukur në Aspe në vitin 2019.