Lista e më të paguarve e Forbes, Ronaldo mposht “thellë” Messin
Facebook ia mbyll faqen Vlora Çitakut: Shkeli standardet… Kjo nuk pajtohet
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka njoftuar se Facebook ia ka mbyllur faqen e saj.
Çitaku ka reaguar në Twitter duke thënë se ajo kurrë nuk i ka shkelur rregullat.
Ajo e ka quajtur qesharake vendimin e META-s dhe shtoi se e ka një ose dy ide se kush ia ka raportuar faqen.
“Jo se mërzitem kaq shumë Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për ta çaktivizuar Facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË. Mund ta kem një ose dy ide se kush e ka raportuar faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”.