The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
Tre të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502. Në total numri i rasteve aktive është 3.057.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.