Pamjet e luftës në Ukrainë, parë nga ajri dhe nga toka
Imazhet më të fundit satelitore të marra në ditën e parë të pushtimit masiv të Ukrainës nga Rusia, tregojnë dëme dhe shkatërrime të aeroporteve dhe infrastrukturës ushtarake të Ukrainës, të shkaktuara nga sulmet ajrore ose sulmet me raketa. Fotot zbulojnë, gjithashtu, lëvizjen e forcave ruse në vend më 24 shkurt. Korrespondenti i REL, Maryan Kushnir, fotografoi gjithashtu dëmtimin e pajisjeve ushtarake ruse, duke përfshirë lëshuesit e raketave Grad pranë Kharkivit, Ukrainë, më 25 shkurt.
VIDEO
1Pjesa e djegur e një rakete ruse Grad dhe trupi i një ushtari të vrarë, Kharkiv, më 25 shkurt.
2Pamje e një rakete ruse Grad, Kharkiv, më 25 shkurt.
3Mbetjet e një automjeti ushtarak rus të shkatërruar, Kharkiv, 25 shkurt.
4Imazhet e reja të bëra më 24 shkurt, tregojnë dëmtimet në zonat e rezervave të karburantit dhe infrastrukturën tjetër të aeroportit në një fushë ajrore në qytetin lindor të Ukrainës, Çuhuiv, në rajonin e Kharkivit.
5Një pamje më nga afër e dëmeve të shkaktuara në aeroportin në Çuhuiv.
6Një foto satelitore e publikuar nga Planet Labs PBC tregon tymin që ngrihet pas shpërthimit në aeroportin në Çuhuiv.
7Një pamje më e afërt nga vendi i shpërthimit në aeroportin e qytetit Çuhuiv.
8Baza ajrore e Mikolaivit në Ukrainën jugore u godit nga sulmet ajrore ruse, sipas Planet Labs PBC.
9Një spital fushor i ngritur rreth 16 km në lindje të kufirit të Ukrainës në afërsi të vendbanimit Krasnaja Jaruga, Rusi.
10Maxar thotë se kjo është një bazë për helikopterët për sulme tokësore pranë Tomarovkas, Rusi.
11Një helikopter për sulme tokësore në fluturim e sipër pranë Tomarovkas.
12Forcat tokësore të vendosura pranë vendbanimit Krasnaja Jarugas, Rusi.
13Një kolonë e automjeteve ushtarake afër parkut Sergievka, Rusi.
14Një pamje satelitore tregon një kolonë automjetesh ushtarake afër Sergijevkas, Rusi.
15Forcat ruse të dislokuara në periferi të Belgorodit, Rusi.
16Në Bjellorusinë perëndimore, forcat ushtarake dhe më shumë se 50 transportues të pajisjeve të rënda (HET) janë grumbulluar në zonën e trajnimit Brestski pranë Brestit. Pajisjet shtesë janë të pozicionuara në oborrin e hekurudhës aty pranë.
17Pamje nga ajri tregojnë forcat ushtarake të mbledhura pranë Brestit në perëndim të Bjellorusisë.
18Forcat ushtarake të mbledhura pranë Brestit në perëndim të Bjellorusisë.