Ukraina pretendon se sot ka vrarë 1 mijë ushtarë rus
Ukraina pretendon se ka vrarë rreth 1 mijë ushtarë rus gjatë ditës së sotme.
Sipas një postimi në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, thuhet se të dhënat janë nga tereni.
Kjo ministri ka deklaruar se Rusia deri më tani nuk ka pësuar numër kaq të madh të viktimash, gjatë gjithë ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktetet e armatosura që ka nisur.
Rusia edhe në mëngjesin e sotëm ka kryer sulme mbi Ukrainën, ndërsa që trupa të saj janë parë edhe në Kiev.