Shpërtheu shpërthimi më i fuqishëm i Diellit në shtatë vjet: ScienceAlert
Rita Ora dhe Kim Kardashian shfaqen bashkë në Milano
Për ata që kanë harruar historinë romantike të Rita Orës, këngëtarja me prejardhje shqiptare pati një lidhje të shkurtër më ëëllain e Kim Kardashian, Rob Kardashian.
Këngëtarja u nda nga Rob në dhjetor 2012 pas një lidhjeje të shkurtër që zgjati vetëm disa muaj.
Pas ndarjes, Rob shkroi në Twitter për të akuzuar 23-vjeçaren Rita se e kishte tradhtuar me “20 burra”.
Aso kohë në media raportohej se Kim, ishte e zemëruar me mënyrën se si vëllai i saj u trajtua nga Rita.
Tani vitë më vonë, Rita dhe Kim u panë sërish bashkë. Të dyja ishin ndër personazhet e famshëm që kryesuan listën e të ftuarve special në Javën e Modës në Milano.
Miliarderja u takua me Ritën, në eventin e mbushur me yje dhe duket se të dyja kanë qetësuar ujërat, pasi pozuan në një fotografi të përbashkët.