Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!
HAZIRI: QEVERIA KURTI ËSHTË E “HEZITIMIT”, PO NGECIM NË DIALOG
Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria “Kurti” për shkak të mosveprimeve mund të përshkruhet si Qeveri e “hezitimit”.
Në emisionin “Respublika” me Zijadin Gashin në Tëvë1, Haziri tha se e vetmja gjë që mund të “identifikoj” Qeverinë Kurti 2, është “hezitimi”.
“Unë besoj shumë që hezitimet, mospërfshirja aktive, tendenca me nxjerrë në emër të revizionit. Kjo Qeveri nuk është marr me asnjë problem, por ka mbush edhe institucionet tona me hezitim dhe kjo mund të na kushtojë shumë. Fillimi i mandatit të dytë si Kurti 2 ka qenë më pritjet më të mëdha përkundër që hezitime në dialog ka pasur më të mëdha jemi takur muajt e parë për dialogun dhe natyrisht e kemi ofru platformën tonë dhe rolin tonë opozitar duke konfirmuar që jemi për dialog, që kemi politikë”, shtoi Haziri.
Sipas tij, normalizimi me Serbinë përmes njohjes së ndërsjelltë “do të jetë e vështirë.
HAZIRI PËR DIALOGUN: KA RREZIK QË BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE TË HUMB BESIMIN
Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se ka “frikë” që bashkësia ndërkombëtare të humb besimin ndaj Kosovës lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë.
Sipas Hazirit, këtë e dëshiron Serbia, pasi që nëse nuk mund ta ketë Kosovën si “njësi territoriale të saj, dëshiron që ta lë atë problem të hapur”.
“Rreziku më i madh është që mund të braktisemi nga partnerët ndërkombëtarë, nuk është rrezik që Serbia apo Kosova ta braktisin. Edhe kësaj here problemi më i madh që e shoh është braktisja e partnerëve tonë, nëse ata e humbin besimin dhe merren me prioritetet tjera ne mbetemi në atë aspiratë që e ka dashtë Serbia. Serbia dëshiron që nëse nuk mund ta kthejë Kosovën si njësi territoriale ashtu siç dëshiron, atëherë me lënë problem të hapur. Nuk kemi asnjë interes me qenë problem i hapur. Frikësohem që BE dhe partnerët një ditë thjeshtë që vendosin që me na lanë sikur problemet tjera në botë dhe thonë që kjo gjenerratë politike nuk janë e gatshme për zgjidhjen e problemeve dhe ia lënë në dorë një gjenerate tjetër”, shtoi ai.