Shënohet një viktimë nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Nga 1.581 testime, 55 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257. Në total numri i rasteve aktive është 1.877.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.751 doza të vaksinës. Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.367 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.