Lideri Suprem i Iranit shpalli 5 ditë zie për vdekjen e Presidentit, Iranianët e injorojnë
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arritur që identifikojë personin e dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit në Prishtinë.
Sipas Policisë, i dyshuari është 15-vjeçar dhe i njëjti është nën masën e arrestit policor.
“Pas një pune të vazhdueshme hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhë sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Personi i dyshuar E.V, mashkull 15 vjeç, është dorzuar në polici dhe i njëjti është në masën e arrestit policor. Personit të dyshuar i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e PK-së.