FOTOT/ Ushtria ruse i afrohet Kievit
Ushtria ruse është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Pamjet satelitore nga 28 shkurti shfaqin lëvizjen e një kolone të automjeteve ushtarake të Rusisë, me gjatësi prej 65 kilometrash.
1Një pamje satelitore mbi Ivankiv, në Ukrainë, shfaq një kolonë të gjatë automjetesh ushtarake ruse, duke lëvizur në veriperëndim të Kievit, më 28 shkurt.
2Kolona e gjatë e tankeve dhe autoblindave të Rusisë në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, më 28 shkurt.
3Një pamje satelitore shfaq fundin e një kolone të automjeteve ushtarake ruse për mbështetje logjistike dhe furnizime, në juglindje të Ivankivit, në Ukrainë, më 28 shkurt.
4Një pjesë e një kolone të gjatë të automjeteve ushtarake ruse, afër Ivankivit, në Ukrainë, më 28 shkurt.
5Automjete të blinduara ushtarake ruse në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, më 28 shkurt.
6Kjo pamje satelitore nga Maxar shfaq një kolonë automjetesh ushtarake ruse duke lëvizur nëpër një autostradë në lindje të aeroportit Antonov, në Kiev, Ukrainë, më 28 shkurt.
7Një dislokim i madh i forcave tokësore afër Kievit, në qytezën Zdvizhivka, dhe përreth saj, më 28 shkurt.