Laboratori i Eksplorimit të Hapësirës së Thellë do të ofrojë një platformë të re bashkëpunimi
Ditët e fundit u përurua zyrtarisht në Anhui të Kinës Qendrore Laboratori i Eksplorimit të Hapësirës së Thellë. Siç njoftohet, ky laborator do të merret me punët e ndërtimit dhe të studimit të fazës së 4-t të projektit të eksplorimit hënor dhe të studimit të projektit të eksplorimit planetar, duke ofruar një platformë të re për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Eksplorimi i hapësirës së thellë është një drejtim i rëndësishëm i veprimtarive hapësinore të njerëzimit. Në vitet e kaluara, sonda kineze “Chang’e 4” realizoi për herë të parë uljen e butë dhe hulumtimin e vëzhgimin në anën e pasme të Hënës, kurse sonda “Chang’e 5” arriti për herë të parë në historinë e fluturimeve kozmike të Kinës të sjellë në Tokë mostra nga një trup qiellor jashtëtokësor. Përveç kësaj, Kina filloi edhe punët për eksplorimin e Marsit dhe Diellit. Kohët e fundit, Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës, provinca Anhui dhe Universiteti i Shkencës e Teknologjisë i Kinës organizuan së bashku aktivitetet e përurimit të Laboratorit të Eksplorimit të Hapësirës së Thellë.
Njoftohet se Laboratori i Eksplorimit të Hapësirës së Thellë është një kërkesë strategjike për studimet tekniko-shkencore të përparuara botërore. Ky laborator është një institucion i ri i studimeve shkencore që integron shkencën, teknologjinë dhe inxhinierinë dhe do të përfaqësojë një objekt kërkimor shkencor bazë në fushën e eksplorimit të hapësirës së thellë, duke kultivuar dhe iniciuar programe shkencore ndërkombëtare në shkallë të gjerë dhe projekte të mëdha të bashkëpunimit ndërkombëtar, si stacioni i kërkimeve hënore.
Source link