Titulli në Selanik, PAOK-u mposht Aris-in në derbi dhe shpallet kampion i Greqisë, në Europë
Rusia i vendosë Ukrainës katër kushte për të ndaluar luftën
Rusia ka thënë se mund të ndalojë operacionet në “çdo moment” nëse Ukraina përmbush kushtet ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Ukraina duhet të njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.
Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok (si NATO, për shembull).
Ai shton se Rusia do ta përfundojë “çmilitarizimin” e Ukrainës dhe nëse plotësohen këto kushte, veprimet ushtarake ruse “do të ndalen në një moment”.
Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk po kërkon të bëjë pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës.
Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në mars 2014 dhe javë më vonë ofroi mbështetjen e saj pas separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk.