Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Shërbimi Intelegjent i Ukrainës: Putini po përgatit një katastrofë në Çernobil, për të fajsuar Ukrainën
Sipas Shërbimit Inteligjent të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhër për të përgatitur një katastrofë në centralin bërthamor të Çernobilit dhe më pas ta fajësojë Ukrainën.
Mediat ukrainase raportojnë duke iu referuar shërbimeve sekrete se rusët janë duke tentuar që të bëjnë një sabotim në centralin bërthamor të Çernobilit, që më pas të fajësojnë për këtë ukrainasit. Sipas “Kyiv Post”, ushtria ruse është duke aplikuar një plan të tillë duke përsëritur tragjedinë e prillit 1986, gjë që do të kishte pasoja katastrofike për zonën si edhe vetë Europën.
Ukraina paralajmëroi të mërkurën se ekzistonte një rrezik në rritje i rrjedhjes së rrezatimit në termocentral, i cili shkaktoi shpërthimin më të madh bërthamor në botë në vitin 1986, pasi një kabllo e tensionit të lartë u shkëput gjatë luftimeve midis forcave ukrainase dhe ruse.
Duke shkaktuar në këtë mënyrë ndërprerjen me energji elektrike. Inspektorati tha se përpjekjet për të rivendosur furnizimin e jashtëm me energji elektrike në vendin i cili ndodhet afër kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë dhe aktualisht është i pushtuar nga forcat ruse, ishte ende në progres.
Ndërkohë, Inteligjenca ushtarake ukrainase tha në një deklaratë sot se Rusia po përgatiste një sulm në termocentralin e Çernobilit, për të cilin pushtuesit do të përpiqeshin të fajësonin Ukrainën.
Siç raporton “The Kyiv Independent”, rusët janë duke e bllokuar Ukrainën nga centrali i Çernobilit, i cili tash është pa rrymë dhe nuk është i lidhur në sistemin e monitorimit të Agjencisë së Energjisë Atomike.
Më herët u raportua se të gjitha termocentralet bërthamore të Ukrainës janë duke funksionuar në mënyrë stabile dhe nivelet e rrezatimit në vend mbeten të pandryshuara, sipas operatorit shtetëror të vendit.