Scholz kundër një operacioni në Rafah: E papranueshme, sulmi nuk do të ketë fund të
Një delegacion nga Shtëpia e Bardhë viziton sot Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.
Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, takimi do të fillojë në orën 15:00.
Ndërsa në orën 16:10, presidentja Osmani do të presë në takim kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.
Fillimisht Osmani do ta presë Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.