“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Nuk do e besoni çfarë ka gjetur sigurimi gjatë kontrollit të pasagjerëve në aeroporte
Me siguri njihni të paktën 1 person që ka kaluar valixhen në aeroportin e Tiranës të mbushur me ushqime, p.sh. kur personi nuk jeton në Shqipëri ose po ikën të takojë të afërm jashtë vendit. Një rast konkret ka ndodhur para disa kohësh: u ndaluan 2 shqiptarë nga autoritetet doganore italiane pasi në bagazhet e tyre kishin rreth 25 kilogramë djathë dhe mish.
Nëpër botë kanë ndodhur disa raste akoma më të çuditshme:
– Gjarpërinj të ngordhur
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës në vitin 2007, një burrë që vinte nga Koreja e Jugut kishte një valixhe me kavanoza dhe shishe të mbushura me gjarpërinj helmues të ngordhur. Nuk dihet ende se çfarë do të bënte ai me këto krijesa pa jetë.
– Celularë iPhone të ngjitur pas trupit
Kjo ka ndodhur në vitin 2014 në Kinë. Sigurimi i aeroportit vuri re diçka të çuditshme kur një burrë kaloi në një detektor metali. Ai kishte 94 iPhone të lidhur në trupin e tij dhe kishte qëllim t’i shiste këto pajisje me një çmim më të lartë.
– 200 merimanga
Mund ta imagjinojmë habinë e oficerëve të sigurisë në aeroportin Schiphol të Amsterdamit kur ata konfiskuan çantën e një çifti gjerman. Në të kishte 200 qese të vogla me merimanga të rralla dhe po i merrnin në shtëpi pasi u kthyen nga udhëtimi i tyre në Amerikën e Jugut.
– 51 peshq tropikalë
Në vitin 2005, në Aeroportin Ndërkombëtar të Melburnit, një oficer sigurie vuri re disa lëvizje të çuditshme në fundin e një gruaje. Ai vendosi ta kontrollonte dhe doli se ajo po përpiqej të kalonte kontrabandë 51 peshq tropikal të fshehur nën fund.
– Granata
Nuk e dime çfarë i ka thënë mendja këtij personi që ka menduar se do kalonte sigurinë e ndonjë aeroporti me granata në valixhe, por ai gjithsesi tentoi të hipte në një fluturim me 4 granata në çantë. Sigurisht, burri u arrestua, specialistët konfiskuan dhe kontrolluan sendet për sigurinë e të gjithëve.
– “Mbathjet e ndershmërisë”
Ky objekt nuk ka lidhje me krimin apo kontrabandën, por është thjesht e çuditshme. Një grua britanike u ndalua nga siguria në aeroportin e Athinës kur kalonte përmes detektorit të metaleve. Doli se ajo kishte veshur “mbathjet e ndershmërisë” si garanci besnikërie për bashkëshortin, gjatë pushimeve të saj.
– Një djalë 8-vjeçar
Një person kishte futur në valixhe një djalë 8-vjeçar (nuk ishte i rrëmbyer) dhe kishte arritur të kalonte nga Maroku deri në Spanjë pa u kapur, por sigurisht sigurimi i Spanjës arrestoi personin e veprës dhe u ndoqën procedurat për rikthimin e fëmijës në Marok.
Tani që e mendojmë, 25 kilogramë djathë dhe mish nuk është ndonjë gjë për t’u habitur.