The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
Asgjësohen 300 kg mish të prishur në Skenderaj
Mbrëmjen e së dielës Policia e Kosovës ka asgjësuar një sasi të mishit të prishur prej 300 kg, pa dokumentim dhe i prishur, fal bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë e Prokurorisë.
“Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, kur Policia e Kosovës ka identifikuar automjetin që po transportonte mishin. Në këtë rast, është ftuar Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Skenderajt dhe Prokuroria, që kanë ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personit të kapur në flagrancë”, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë e ditur se mishi i prishur është asgjësuar dhe groposur sipas procedurave.
Për këtërast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
“Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje të gjerave ushqimore me afat të skaduar.
Fal koordinimit dhe bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë dhe Prokurorisë, janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 300 kg mish”, është shprehur Nura.
Nura po ashtu ka ftuar qytetarët të lajmërojnë Inspektoratin dhe organet tjera relevante për çdo parregullsi.