SHBA, sulme të mundshme kibernetike nga Rusia
Rusia mohoi këtë të martë paralajmërimet e Shtetetve të Bashkuara se Kremlini mund të jetë duke u përgatitur për të kryer sulme kibernetike në përgjigje të sanksioneve perëndimore dhe tha se nuk përfshihet në “banditizëm”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, të hënën paralajmëroi bizneset që të rrisin mbrojtjen kundër sulmeve të mundshme kibernetike nga Moska, duke thënë se “informacionet në zhvillim të inteligjencës” sugjerojnë se Moska mund të jetë duke planifikuar që të kryejë sulme të tilla.
“Federata Ruse për dallim nga shumë shtete perëndimore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, nuk përfshihet në banditizëm në nivel shtetëror”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Rusia edhe më herët ka hedhur poshtë akuza të ngjashme, përfshirë edhe pretendimet se është përgjegjëse për sulmet kibernetike gjatë shkurtit ndaj ueb-faqeve të Qeverisë dhe bankave ukrainase. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk ka qenë cënuar nga asnjë sulm kibernetik, por shtoi se zyrtarët amerikanë të hënën informuan udhëheqësit e bizneseve për rrezikun e mundshëm të sulmeve të tilla.
Source link