Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Abdixhiku shkrinë akullin – Përafrim i LDK-së me PS-në e Edi Ramës
Lidhja Demokratike e Kosovës për një kohë të gjatë nuk ka bashkëpunuar aq ngusht me Partinë Socialiste, sidomos me ish-liderin e saj Fatos Nano e më pas edhe me liderin aktual Edi Rama.
Por, tash kur në krye të LDK-së është Lumir Abdixhiku, duket se diçka ka ndryshuar në këto raporte. Për dallim nga Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu e Isa Mustafa, kryetari Abdixhiku u prit me nderime të larta nga kreu i Qeverisë shqiptare dhe kreu socialist, Edi Rama.
Rama, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar Abdixhikun “kryetar reformator”.
“Me kënaqësi zhvilluam sot një bashkëbisedim shumë të hapur e miqësor me kryetarin reformator të LDK, Lumir Abdixhiku dhe delegacionin nga Prishtina”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kurse, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se takimet me kryeministrin shqiptar janë gjithnjë të veçanta, derisa shtoi që me ftesë të tij ka qëndruar në vizitë në Tiranë.
“Me Edin biseduam për bashkëpunimin ndërpartiak; për punët e partive tona përpara, por mbi të gjitha, biseduam për nevojën e domosdoshme për bashkërenditje të ngushtë të politikave mes dy shteteve – sidomos në periudhën e tanishme nëpër të cilën regjioni po kalon. Shqipëria, vend i NATO-s, më shumë se vend fqinj i yni, ka shumë për t’i dhënë Kosovës; e Kosova, vend që aspiron NATO-n, ka shumë për të marrë nga Shqipëria”, ka thënë ai.
Sipas Abdixhikut, përfaqësuesit politikë të të dyja shteteve e kanë për obligim që këtë komunikim ta mirëmbajnë në nivelet më të larta, më të afërta e më të qarta.