The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
Detaje nga Policia: Tre persona të armatosur grabitën BKT-në
Tre persona, nën kërcënimin e armëve kanë plaçkitur sot në mëngjes filialin e Bankës Kombëtare Tregtare në lagjen Dardania në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti tha se rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë.
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti thotë se aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit.
Në pamjet e siguruara nga qytetarët okularë në vendin e ngjarjes shihet edhe autoambulanca.
LEXO EDHE KËTË: