“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Këta deputetë të Kuvendit të Kosovës deklarohen se agjërojnë Ramazanin
Muaji i shenjtë i Ramazanit për myslimanët ka nisur sot. Në Kuvendin e Kosovës, ka shumë deputetë që agjerojnë muajin e Ramazanit. Fitim Haziri, Fitim Uka, Eman Rrahmani, Labinotë Demi – Murtezi, Mefail Bajçinovci dhe Mimoza Kusari, janë në mesin e deputetëve që agjerojnë në muajin e Ramazanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Por i rregullt me agjërim tash e disa vite është deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli. Ndërkohë deputetë me Ramazan, ka edhe në subjektet e tjera. Mërgim Lushtaku e Ganimete Musliu, si dhe deputetja boshnjake, Dude Balje.
Është e kuptueshme se ka edhe deputetë tjerë që agjërojnë, por këta të përmendur tashmë e kanë konfirmuar edhe vet se agjërojnë.