Qeveria e mirë dhe Qeveria e keqe sipas artit italian të shekullit XIV!
A do të bjen Franca në duart e Le Pen, një mike e Putinit
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen pritet të kërkojnë sërish besimin e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze. Le Pen u ka bërë thirrje atyre që nuk e kishin votuar Macronin të votojnë për të në raundin e dytë.
Ajo tha se do të ishte “presidentja e të gjithë francezëve” nëse zgjidhet në raundin e dytë dhe preku të gjitha temat e njohura për të cilat ajo bëri fushatë përpara zgjedhjeve, duke përfshirë rivendosjen e vlerave franceze, kontrollin e imigracionit dhe sigurinë për të gjithë, raporton bbc.
Nën tingujt e mbështetësve të saj duke brohoritur “ne do të fitojmë”, ajo u zotua të “vendos Francën në rregull brenda pesë viteve”.
Theksojmë se ajo është një ndër kandidatet që ka lidhje të fortë me Rusinë dhe miqësi me Vladimit Putinin.
Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve për president të Francës do të mbahet pas dy jave (24 prill).