“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Dick Marty po kërcënohet nga serbët, Pacolli: Është koha që ai të tregojë si e krijoi narrativen që e çoi Thaçin në burg
Ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty është raportuar nga mediat zvicerane se po kërcënohet me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe. Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.
Për një gjë të tillë ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli është shprehur se nëse kjo është e vërtetë, atëherë është koha e duhur që ai të tregojë si e krijoi narrativen e tij të famshme të organeve.
“Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativen e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaçi sot është në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Pacolli.
Ky narracion i Martyt është shtylla kryesore e Gjykatës Speciale në Hagë ku tash ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nën akuzat për krime lufte.