Pse keni nevojë për një kompani të përkrahjes dhe mirëmbajtjes së webfaqes
Ju nuk dëshironi të humbni kohën dhe kapitalin tuaj kot. Për të shmangur humbje të tilla, në këtë artikull do të ju tregojmë për nevojën e angazhimit të një kompanie të web përkrahjes.
Çfarë është web përkrahja (ang. web support)?
Përkrahja e webfaqes është mirëmbajtja e uebit që bashkon shërbime të ndryshme, të tilla si:
- korrigjimi i gabimeve të të dhënave
- gabime në krijimin e URL-së
- korrigjimi i çështjeve të aksesit të përdoruesit
- përmirësimi i funksionalitetit të ri në webfaqe
- përditësim sigurie
- rregullimi i gabimeve
- migrimi
- përditësimi i bërthamës (ang. core)
- kopje rezervë
- parandalimi ‘i crashing’ të webfaqes
- zhvillimi i modulit me porosi
- rregullimi i webfaqes pas sulmeve të hakerëve
- ofrimin e rekomandimeve për përmirësimin e wefaqes
- auditimi i webfaqes për SEO dhe shumë më tepër.
Sigurisht, mund të përpiqeni ta bëni vetë, por ne ju inkurajojmë të punësoni një ekip profesional. Kjo do t’ju japë mundësinë të përqendroheni në zhvillimin e biznesit tuaj dhe të mos shpenzoni të gjithë kohën tuaj në mirëmbajtje të webfaqe.
Por, pse keni nevojë për shërbimin e përkrahjes dhe mirëmbajtjes së webfaqes tuaj
1. Web përkrahja ju ndihmon të kujtoni detaje të rëndësishme
Ritmi modern i jetesës dhe biznesit është mjaft i shpejtë dhe intensiv. Si rezultat, truri ynë është plot informacion dhe është shumë e lehtë të humbasë diçka.
Për shembull, mund të harroni të përditësoni emrin e domenit tuaj, të përditësoni bërthamen/temën/pluginën ose të bëni optimizimin e shpejtësisë, gjë që përfundimisht do të çojë në probleme pune. Sidoqoftë, nëse keni një kompani, nuk keni nevojë të shqetësoheni për to!
2. Kompania e web përkrahjes bën kopje rezervë në kohë
Pasi të zgjedhni një kompani të web përkrahjes për faqen tuaj të internetit, mund të ndaloni së shqetësuari se diçka do të ndodhë në mënyrë të pakthyeshme me faqen tuaj të internetit. Çdo faqe interneti duhet të ketë një kopje rezervë. Kompania bën kopje rezervë në rast se diçka ndodh me webfaqen tuaj, gjë që e ndihmon në rivendosen e lehtë të webfaqen tuaj.
3. Ekipi i përkrahjes së webfaqes ofron përditësime në kohë
…
Ky është një artikull i botuar më parë në blogun e Hostinkos. Vazhdo leximin në blog: https://bit.ly/3scIWLO
<.>