Sateliti kinez merr të dhëna nga fusha e gravitetit global
Sateliti “Tianqin-1” i Kinës ka marrë të dhënat e fushës së gravitetit global gjatë funksionimit të tij në orbitë, sipas universitetit “Sun Yat-sen” në provincën Guangdong të Kinës jugore, njofton Radio e Jashtme e Kinës.
Sateliti u lëshua në dhjetor 2019 për të testuar teknologjitë e programit të zbulimit të valëve gravitacionale në hapësirë, “Tianqin”. Programi “Tianqin”, që do të thotë “harpë në qiell”, u iniciua nga universiteti në vitin 2015.
Të dhënat e fushës së gravitetit kanë një rëndësi të madhe për ekonominë kombëtare dhe jetesën e njerëzve pasi të dhënat përkatëse mund të ndihmojnë studimin gjeodezik, gjeofizikën, kërkimin e naftës dhe gazit, si dhe parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, bën të ditur “Xinhua”.
Source link