“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Dua Lipa flet për ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin e saj mendor
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka thënë se rrjetet sociale kanë lënë gjurmë në shëndetin mendor të saj, ndërsa kujtoi videon kur kishte performuar në vitit 2017, shkroi NME të shtunën.
Këngëtarja performoi këngën e saj hit “One Kiss” në skenë pesë vjet më parë, pas së cilës Lipa u bë një sensacion viral, me kritikët në internet që e quajtën performancën e saj “të çuditshme” dhe “dembele”. Tani, ajo po tregon se komentet lanë një ndikim në shëndetin e saj mendor.
Lipa foli në një intervistë për NPR, ku ndër tjerash kishte diskutuar për vendosmërinë që kishte duke konsideruar kthimin e saj në Londër nga Kosova në moshën 15-vjeçare për të studiuar dhe ndjekur një karrierë në muzikë.
Më pas u pyet nëse kishte pasur dyshime te vetja ndonjëherë, ku Lipa iu referua fillimit të karrierës.
“Rrjetet sociale thjesht shpërthyen. Njerëzit e morën atë fragment të vogël dhe vendosën ta bazonin me gjithë praninë time në skenë dhe atë që isha unë si interpretuese në skenë”, tha ajo.
“Mendoj se në atë moment, kishte momente kur dyshoja te vetja, edhe pse ishte disi e padrejtë sepse shumë nga njerëzit që kishin dërguar ato mesazhe ose po thoshin gjëra në internet, në fakt nuk kishin qenë në një shfaqje”, tha tutje.
Lipa pranoi se kjo lloj hapësire online e ndikoi negativisht.
“Kishte njerëz që më bënin të ndjehesha sikur nuk isha mjaftueshëm e mirë ose nuk e meritoja të isha aty”.