“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Rifillon lëvizjen treni pas dy vitesh por përplaset me kamionin
Një aksident i pazakontë por fatmirësisht pa dëme në njerëz ka ndodhur ditën e sotme pranë mbikalimit në Fushë-Mamurras. Sipas burimeve për mediat bëhet me dije se pas më shumë se dy vitesh të mungesës së lëvizjes së trenave në një pjesë të zonës veriore sot është vënë në funksion treni Vore-Shkodër.
Por menjëherë pas fillimit të punës, pranë mbikalimit në Fushë-Mamurras treni është përfshirë në një aksident me një trajler. Nga mungesa e postbllokut ose rojeve hekurudhore, një kamion teksa po kalonte është goditur nga treni.
Ndërkohë shoferi i kamionit, Dashamir Mija, mësohet të ketë thënë se nuk kishte dijeni që treni ishte vënë në qarkullim dhe është treguar i shkujdesur kur ka kaluar mbi shina.