FOTOT – Mariupoli siç ishte dikur dhe siç është bërë tani
Fotografitë e bëra para dhe gjatë pushtimit rus të Ukrainës, vënë në pah shkatërrimet që ka pësuar porti juglindor ukrainas i Mariupolit, i cili ishte një qytet industrial relativisht i begatë para luftës.
1Stacioni kryesor i trenit në Mariupol, i fotografuar më 2013.
2Stacioni hekurudhor i Mariupolit në prill të këtij viti. Stacioni ndodhet vetëm një kilometër larg fabrikës Azovstal, ku luftëtarët ukrainas po bëjnë rezistencë në bastionin e fundit kundër forcave ushtarake ruse në qytet.
3Teatri i Dramës Donjeck, në qendër të Mariupolit, fotografuar në maj të vitit 2021.
4Teatri i Dramës në Mariupol në prill të këtij viti, pas një sulmi rus me raketa që shkatërroi ndërtesën historike dhe vrau shumë persona që ishin strehuar brenda.
5Një fotografi pa datë ku shihet një qendër tregtare në perëndim të Mariupolit.
6Qendra tregtare në periferi të Mariupolit e fotografuar në prill të këtij viti, shihet e shkatërruar nga luftimet.
7Xhamia e Sulltan Sulejmanit në Mariupol dhe Qendra Kulturore Islame e fotografuar në vitin 2009.
8Një ushtar rus kalon pranë Xhamisë së dëmtuar nga luftimet në prill të këtij viti .
9Një varkë ukrainase patrullimi duke u ankoruar në portin e Mariupolit vetëm dy javë para pushtimit rus që nisi më 24 shkurt.
10Një anije ukrainase e shkatërruar nga sulmet ruse në portin e Mariupolit në prill të këtij viti.
11Banorë vendas të Mariupolit duke ecur para Teatrit të Dramës në Donjeck gjatë një festivali me temë franceze më 2019.
12Një grua e moshuar kalon pranë teatrit të shkatërruar, ndërsa afër shihet një automjet i blinduar të forcave ruse në prill të këtij viti.
13Një grua shihet duke dalë nga një nënkalim në një udhëkryq në qendër të Mariupolit. Meqenëse kjo foto është bërë në vitin 2019, ndërtesa në sfond kishte një çati në formë piramide të shtuar dhe frëngji.
14Një pamje nga ajri e udhëkryqit dhe e së njëjtës ndërtesë me frëngji në prill të këtij vitit.
15Trenat duke ecur nëpër binarë që kalojnë përgjatë bregut pranë stacionit në Mariupol para pushtimit rus më 24 shkurt të këtij viti. Fabrika Azovstal shihet në sfond.
16Trenat e djegur në të njëjtën rrugë bregdetare të fotografuar këtë vit pas nisjes së pushtimit rus.
17Një nga dy “shtëpitë historike me maja” në qendër të Mariupolit, fotografuar në maj të vitit 2021.
18Trupat