Kourtney flet për veshjen në Met Gala dhe njerëzit nuk janë të lumtur
Photo Credits: Getty Images
Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj, Travis Barker, padyshim që tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq të Met Gala 2022 – duke përfshirë veshjen dhe patjetër, si në çdo event, puthjen e tyre të famshme – megjithatë një tjetër moment u komentua shumë nga njerëzit.
Referuar komenteve në rrjete sociale, njerëzit nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën si Kourtney foli për Met Gala. Ajo dhe Travis u veshën nga dizajneri amerikan Thom Browne.
Photo Credits: Getty Images
Kur u pyet nga La La Anthony, personalitet televiziv, se çfarë domethënie kishte për të tema e veshjeve të këtij viti në Met Gala – “Në Amerikë: Një antologji e modës” që lidhej me Epokën e Artë, madhështinë, magjepsjen e praruar etj – Kourtney dha një përgjigje të papritur.
Ajo zbuloi se nuk e mori parasysh temën fare. Met Gala nuk është si eventet e tjera ku yjet janë të lirë të vishen si të duan. Në Met Gala, pritet që të gjithë t’i përmbahen temës së përzgjedhur.
Photo Credits: Vogue
Kourtney nuk është e para që paraqitet me një veshje që nuk lidhet fort me temën, por njerëzit nuk janë të lumtur me mënyrën se si ajo e prezantoi veshjen. Nëpër komente, ata shkruajnë se Kourtney ka treguar mungesë respekti dhe duket sikur nuk i intereson fare që është aty.
Kourtney does not deserve to be there. She literally is just so disrespectful. #MetGala
— Waffles and Dizis? (+Mimosas) (@WDizis) May 3, 2022
Kujtojmë se Met Gala 2022 shënoi herën e parë që të gjitha motrat Kardashian ishin të pranishme. Pra, kjo ishte hera e parë që Kourtney shkeli në tapetin e kuq të eventit të famshëm të modës…dhe ndoshta e fundit.
Source link