Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
Kush është Alina Kabaeva, e dashura e supozuar e Putin-it
Photo Courtesy of Reuters
Ndërkohë që Rusia është prej kohësh nën një varg sanksionesh, targeti i radhës së BE-së është Alina Kabaeva, një politikane, drejtuese mediash, ish-gjimnaste olimpike dhe- nëse thashethemet janë të vërteta-edhe e dashura e Vladimir Putin dhe nëna e disa prej fëmijëve të tij.
Sanksionet e vendosura nga BE-ja dhe të tjerët janë krijuar për të ndëshkuar ata që janë më të afërt me Putinin – oligarkët, politikanët dhe zyrtarët e tjerë që thuhet se kanë përfituar nga afërsia e tyre me presidentin.
Photo Courtesy of BBC
Vetëm muajin e shkuar, Amerika dhe Anglia vendosën sanksione edhe ndaj vajzave të Putin-it, Maria Vorontsova, 36, dhe Katerina Tikhonova, 35, nga martesa me ish-gruan, Lyudmila.
Deri më tani, vendodhja e zonjës Kabaeva nuk dihet, pavarësisht statusit të saj. Thuhet se ajo mund të ketë ndjerë se ishte thjesht çështje kohe që diçka e tillë të ndodhte. Në mars, një peticion në internet kërkonte dëbimin nga rezidenca e saj në Zvicër.
Burime për BBC kanë konfirmuar se ajo është në listën e fundit të individëve që do të sanksionohen nga BE-ja. Sipas AFP, ajo do të jetë në shënjestër për pjesën e saj në shpërndarjen e propagandës së Kremlinit dhe për lidhjen e ngushtë me presidentin 69-vjeçar Putin.
Duke qenë se lideri rus gjithmonë ka qenë ekstremisht privat në marrëdhëniet e tij, as lidhja e tij me ish-gjimnasten nuk është zyrtarisht e konfirmuar. I pyetur në lidhje me të, në mënyrë eksplicite mohoi të kishte një lidhje romantike me Kabaeva.
Në 2008-ën, mediat ruse shkruajtën se Putin po planifikonte të divorcohej me gruan e tij për tu martuar me të dashurën në fjalë. Të dy palët e mohuan historinë e dashurisë. 5 vite më vonë kreu rus dhe bashkëshortja e tij konfirmuan divorcin.
Photo Courtesy of BBC
Gjatë asaj kohe, ai mohonte të kishte diçka romantike me Alina-n, e cila e transformoi shpejt karrierën e saj si sportiste e suksesshme në politikane. Alina në Rusi njihet si “gruaja më fleksible e Rusisë” për shkak të talentit dhe disiplinës që tregonte në punën e saj si gjimanste. Rusia ka fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike nga viti 2000-2016.
Deri në kohën që hoqi dorë nga profesioni i saj si gjimnaste, ajo kishte fituar 18 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian në krye të çmimeve të saj olimpike. Ashtu si atletet e tjera ruse, as ajo nuk i shpëtoi dopingut, duke humbur medaljet e saj në një event në vitin 2001, pasi rezultoi pozitive për një substancë të ndaluar.
Alina vendosi të futej në botën e politikës ruse, duke u bërë pjesë e grupit parlamentar nga 2007-2014. Në vitin 2014 ajo u bë kryetare e Grupit Kombëtar të Medias, i cili ka aksione të mëdha në pothuajse të gjitha mediat kryesore shtetërore ruse. Nuk dihet me siguri kur mund të jetë takuar për herë të parë me presidentin rus, por nuk është e pazakonte për një figurë kaq të njohur sporti të takojë kreun e vendit.
Thashethemet që dyshja kanë fëmijë bashkë, nuk kanë munguar përgjatë viteve. Mediat zvicerane shkruajnë se Kabaeva është bërë nënë e një djali në 2015 dhe për herë të dytë e një tjetër vogëlushi në 2019. Të dy djemtë kanë lindur në një klinikë pranë Lugano-s. Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, ka patur kërkesa që ndër të tjera të merreshin sanksione edhe ndaj saj.
Burimi: BBC
Source link