Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Aksident i rëndë/ Makina bëhet copash, shoferi i lënduar rëndë
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier, ku një makinë ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fermë Çlirim,ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Mësohet se dejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.