Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Putini paralajmëron Finlandën: Bashkimi në NATO do të ishte një gabim i madh
Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar homologun e tij finlandez se bashkimi më NATO dhe largimi i vendit prej statusit neutral do të ishte “gabim”. Ai iu drejtua Sauli Niinistö duke i thënë se nuk ka asnjë lloj kërcënimi në sigurinë e Finlandës. Shkëmbimi i bisedave erdhi gjatë një telefonate bërë nga presidenti finlandez, para një kërkese zyrtare që Finlanda pritet të njoftojë shumë shpejt.
Gjithashtu edhe Suedia ka treguar qartazi qëllimin e saj për t’ju bashkuar aleancës perëndimore, që pas sulmit rus në Ukrainë.
Finlanda ndan 1,300 km (810 milje) kufi me Rusinë. Deri tani, ajo ka qëndruar jashtë Natos për të shmangur konfliktet me fqinjin lindor. Putin nuk bëri një kërcënim specifik lidhur me masën e Finlandës, por Ministria e Jashtme ruse është shprehur se do të ketë hakmarrje.
Ndërkohë që prej ditës së djeshme, Rusia ndërpreu furnizimin e saj me elektricitet për Finlandën. Autoritetet finlandeze thanë se mund t’ja dalin edhe pas shkëputjes pasi furnizimi i energjisë ruse zë pak vend në konsumin total dhe ndikimet janë thuajse të pallogaritshme.
Photo Credits: GETTY IMAGES
10 të vdekur brenda një supermarketi në New York
Një 18-vjeçar është i dyshuari kryesor që ka qëlluar për vdekje 10 persona në një lagje të Nju Jorkut ku jetojnë më së shumti njerëzit me ngjyrë. Krimi deri më tani është komentuar si sulm për motive racore dhe ndodhi në një prej supermarketeve të zonës.
I dyshuari hyri në dyqan të shtunën pasdite përpara se të hapte zjarr. Madje ai e filmoi dhe postoi vetë të gjithë ngjarjen online në rrjete sociale. Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi aktin duke e quajtur të neveritshëm. Në total janë qëlluar rreth 30 njerëz dhe shumica e viktimave ishin njerëz me ngjyrë. Sipas dëshmitarëve dhe hetimeve të para, autori ishte parapërgatitur për krimin e kryer aq sa kishte menduar edhe për detajet e regjistrimit të skenës makabër.
Photo Courtesy of CBS NEWS
E drejta për abort: Amerikanët protestojnë!
Mijëra përkrahës të së drejtës për abort po protestojnë që prej të shtunës në të gjithë Amerikën dhe organizatorët thanë se marshimet do të vazhdojnë gjatë gjithë verës nëse Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e çështjes “Roe kundër Wade” që legalizoi abortin në mbarë vendin.
Organizatat “Planned Parenthood”, “Women’s March” dhe grupe të tjera për të drejtat e abortit organizuan më shumë se 400 marshime të shtunën, me pjesëmarrjen më të madhe të pritshme në Neë York, Uashington, Los Angeles dhe Chicago.
Revolta është një lloj reagimi ndaj ideve dhe opinioneve paraprake që qarkullojnë që prej 2 majit, ku shumica konservatore e gjykatës paraqiste argumentat për anulimin e vendimit historik të vitit 1973 që përcaktoi të drejtën kushtetuese federale për të ndërprerë shtatzëninë.
Vendimi përfundimtar i gjykatës, i cili mund t’u japë shteteve fuqinë për të ndaluar abortin, pritet të merret në qershor. Rreth gjysma e shteteve të SHBA-së mund të ndalojnë ose të kufizojnë ndjeshëm abortin nëse Gjykata e Lartë shfuqizon vendimin që mbron të drejtën e abortit.
Ukraina fiton Eurovizionin, presidenti Zelensky: ‘Vitin tjetër shihemi në Mariupol’
Grupi ukrainas ‘Kalush Orchestra’ fitoi çmimin e parë në festivalin e Eurovizionit.
Grupi i muzikës rap-folk, të cilit iu dha leje special për t’u larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta mori 631 pikë në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, pas pushtimit të vendit nga Rusia.
Në fund të performancës së tyre në finale e mbajtur në Torino, grupi bëri thirrje për lutje për ndihmë ndaj Ukrainës dhe veçanërisht Mariupolit dhe zonës së uzinës së çelikut Azovostal ku ende ka të bllokuar ushtarë ukrainas dhe qytetarë.
Një fitore e tillë i jep të drejtën Ukrainës që vitin e ardhshëm ta organizojë Eurovizionin në vendin e saj. Ndonëse momentalisht situata është kritike, Zelensky tha se Ukraina do t’ja dalë mbanë që deri në 2023-shin, festivali të organizohet dhe shfaqet në Mariupolin e rindërtuar.
Burimi: CNN, BBC
Source link