Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
Lauka: Kosova në “Open Ballkan” vetëm nëse njihet si shtet nga Serbia
Nisma rajonale e njohur si “Open Ballkan”, ashtu siç është, mund të nënkuptohet se është kundër Kosovës, thotë ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. Në emisionin ResPublika me Zijadin Gashin, në Tëvë1, Lauka ka përkrahur qasjen e Kosovës, duke thënë se si parakusht për bashkëngjitjen në këtë nismë, Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.
“Konteksti është i tillë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk i njeh kufijtë e Kosovës, dokumentet zyrtare, vulat atëherë si mundësh të hapësh kufijtë me një shtet që s’ta njeh kufirin por a duhet të bëjmë Ballkanin e Hapur, kushti i parë që po s’më njohe ti më thua hajde mua si provincë këtu, mungon elementi i parë si barazia, unë si Kosovë nëse s’më njeh ti po më thua hajde si provincë e Serbisë, më njih edhe po vij me dy duar, s’ka pengesë”, tha Lauka./teve1.info.