The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
Qeveria ndriçohet me flamurin e LGBT
Qeveria e Kosovës është ndriçuar nga flamuri shumëngjyrësh sonte, duke shënuar kështu Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Twitter ka postuar një fotografi të Qeverisë së Kosovës, të ndriçuar nga flamuri shumëngjyrësh të LGBT-së .
Ai tha se kjo ditë na kujton se jemi të gjithë të barabartë pavarësisht nga orientimi seksual apo gjinor.
“Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, ka shkruar Kurti në Twitter.