“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Shefi i OKB-së pritet të zbulojë bisedimet mbi eksportet e grurit në Ukrainë
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pritet të bëjë të ditur publikisht të mërkurën se ai është në bisedime me Rusinë, Ukrainën, Turqinë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian me qëllim rikthimin e dërgesave të grurit në Ukrainë dhe rifillimin e eksporteve të plehrave kimikë nga Rusia dhe Bjellorusia, raporton Reuters.
Lufta në Ukrainë ka nxitur rritjen e çmimeve globale për drithërat, vajrat e gatimit, karburantin dhe plehrat. Guterres ka paralajmëruar se këta faktorë do të përkeqësojnë krizat e ushqimit, energjisë dhe ekonomike në vendet e varfra.
SHBA nis një program për të hulumtuar, dokumentuar dhe publikuar krimet e mundshme të luftës në Ukrainë
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të martën nisjen e një programi të ri për të kapur dhe analizuar provat e krimeve të luftës dhe mizorive të tjera të dyshuara të kryera nga Rusia në Ukrainë.
Departamenti i Shtetit tha se i ashtuquajturi Observatori i Konfliktit do të përfshijë dokumentacionin, verifikimin dhe shpërndarjen e provave të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Qeveria e Kievit ka akuzuar Rusinë për mizori dhe brutalitet kundër civilëve gjatë pushtimit dhe tha se ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte.
BE e gatshme të mbrojë Finlandën dhe Suedinë në rast të sulmit rus pas anëtarësimit në NATO
BE-ja është e gatshme të mbrojë Finlandën dhe Suedinë në rast të një sulmi rus, sipas kreut të politikës së jashtme të BE-së.
Josep Borrell përshëndeti vendimin përfundimtar të dy vendeve nordike për të aplikuar për anëtarësim në NATO gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të Europës të martën në Bruksel. Kur u pyet nëse neni 42.7 i Traktateve të BE-së do të aktivizohej në rast të një sulmi ndaj Finlandës dhe Suedisë, Borrell ishte i qartë.
“Nëse një shtet sulmohet në territorin e tij, nëse ka një sulm të armatosur kundër një shteti anëtar të Bashkimit Europian, ky shtet mund t’u kërkojë të tjerëve ta ndihmojnë. Dhe të tjerët janë të detyruar ta bëjnë këtë me të gjitha mjetet,” tha ai.
Koreja e Veriut në prag të katastrofës së Covid-19, thonë ekspertët
Foto: Kim Hong-Ji/Reuters
Koreja e Veriut ndodhet në prag të një katastrofe të Covid-19 nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta për të siguruar vaksina dhe trajtime mjekësorë, kanë thënë ekspertët, pasi numri i njerëzve të raportuar se janë sëmurë u rrit në pothuajse 1.5 milionë.
Vendi i izoluar raportoi një tjetër rritje të madhe të rasteve të reja të asaj që vazhdon t’i referohet si “ethe” të martën, disa ditë pasi pranoi se ishin identifikuar infeksione të Covid-19 për herë të parë që nga fillimi i pandemisë globale.
Ndotja është përgjegjëse për një në gjashtë vdekje në të gjithë planetin, paralajmërojnë shkencëtarët
Foto: Rupak de Chowdhuri/Reuters
Ndotja po vret 9 milionë njerëz në vit, raporton një studim, duke e bërë atë përgjegjës për një në gjashtë vdekje.
Ajri toksik, uji dhe toka e kontaminuar “është një kërcënim ekzistencial për shëndetin e njeriut dhe shëndetin planetar dhe rrezikon qëndrueshmërinë e shoqërive moderne,” tha studimi.
Burimet: Euronews, Guardian
Source link