Superiore për vajza/ “Final 4” nis të premten, duelet dhe oraret
Ministria cakton datën kur fillon ndarja e 100 eurove për sektorin privat
Sot është afati i fundit që punëtorët e sektorit privat të aplikojnë për të marrë shtesat prej 100 eurosh.
Me këtë rast, Ministria e Financave ka bërë të ditur se ekzekutimi i mjeteve pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.
MF-ja ka theksuar se për këto shtesa kanë aplikuar mbi 300 mijë punëtorë.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro. Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim.