Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Shpërthimi në Shkodër/ Burri i veshur si grua vendosi tritolin dhe…
Shkodra u zgjua e tronditur mëngjesin e kësaj të premte, pas një shpërthimi me tritol. Lënda eksplozive ishte vendosur në lokalin e efektivit te policisë së Shkodrës, Ndrek Rrasa.
Top Channel ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë biznesit. Siç shihet nga pamjet një grua në pamje të parë, por që mendohet se është një burrë i kamufluar si grua, vendosi tritolin pranë lokalit të policit dhe më pas i vuri zjarrin edhe fugonit në pronësi të policit, që ndodhej pranë lokalit.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identitetin e autorit.
“Nuk kam konflikte dhe…”/ Zbardhet dëshmia e efektivit në Shkodër që i hodhën në erë lokalin dhe i dogjën furgonin
Në orën 02:20 të mëngjesit të sotëm është hedhur në erë me tritol një lokal, ku më pas është djegur edhe një furgon i parkuar para tij. Të dy objektet janë në pronësi të efektivit të policisë së Komisariatit Shkodër, Ndrek Rrasa.
Ky i fundit bëhet e ditur se ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me persona te tjerë dhe se nuk e ka idenë se kush mund t’ia ketë vendosur lëndën plasëse.
“Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e kam idenë se kush mnd ta ketë vënë tritolin apo se kush e ka djegur autobusin”. Ka deklaruar 46-vjeçari.
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.