Dita 87 e luftës: Si është situata në Ukrainë
Photo Courtesy of: Alexander Ermochenko/Reuters
*
Rusia ka shpallur fitoren në betejën e saj disamujore për të pushtuar qytetin- port ukrainas të Mariupolit. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i raportoi Presidentit Vladimir Putin “çlirimin e plotë” të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, i cila kishte qenë bastioni i fundit i rezistencës ukrainase – dhe qytetit në tërësi. Mbi 20,000 civilë dyshohet se kanë humbur jetën.
*
Në një deklaratë të fundit, komandanti i regjimentit Azov të Ukrainës, Denys Prokopenko tha se civilët dhe luftëtarët ukrainas të plagosur rëndë janë evakuuar nga uzina. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se luftëtarët ukrainas do të trajtohen në përputhje me normat ndërkombëtare për të burgosurit e luftës.
*
Në rajonin lindor të Donbasit, luftimet vazhdojnë të jenë të ashpra. Në Severodonetsk, 12 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse. Presidenti Zelensky e përshkroi bombardimin e Severodonetsk si “brutal dhe absolutisht të pakuptimtë”.
*
Zelenskiy tha se Rusia duhet të detyrohet të paguajë për çdo shtëpi, shkollë, spital dhe biznes që ka shkatërruar dhe shkatërron. Ai u bëri thirrje partnerëve të Ukrainës që të konfiskojnë fondet dhe pronat ruse nën juridiksionin e tyre dhe t’i përdorin ato për të krijuar një fond në mënyrë që të kompesojnë ata që kanë vuajtur.
*
Fuqitë ekonomike kryesore të G7 dhe institucionet financiare globale ranë dakord të ofrojnë më shumë para për të forcuar financat e Ukrainës, duke e çuar totalin në 19.8 miliardë dollarë. Në SHBA, presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë një paketë ndihme ushtarake dhe ekonomike prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe aleatët e saj.
*
Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror në Finlandë. Kjo erdhi si pasojë e refuzimit të Finlandës për të paguar për furnizimet me gaz rus në rubla, pas sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës nga Moska.
*
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të flasë me presidentin e Finlandës për të diskutuar kundërshtimin e tij ndaj ofertës së saj për t’u bashkuar me NATO-n. Erdogan u tha gazetarëve se do të fliste edhe me Britaninë ditën e shtunë rreth kësaj çështjeje.
*
Një ushtar rus, i akuzuar për vrasjen e një civili priste vendimin e tij në gjyqin e parë të Ukrainës për krimet e luftës të mbajtur në Kiev. 21 vjeçari, mund të dënohet me burgim të përjetshëm pasi pranoi se kishte vrarë një civil të paarmatosur në fillim të ofensivës. Verdikti pritet të jepet të hënën.
Burimi: The Guardian
Source link