Saturday, June 25, 2022

Ish-e dashura legjendare e aktorit, Kate Moss pritet të dëshmojë në gjyqin Heard-Depp


Kate Moss, ish-partnerja e Johnny Depp gjatë viteve ’90-të, pritet të paraqitet për të dhënë dëshminë e saj në gjyqin me Depp dhe Heard. Burime pranë aktorit kanë thënë për CNN, se është thjesht çështje kohe që avokatët e aktorit të thërrasin Moss, të dëshmojë për Johnny-in në gjykatë. 

Ish-partnerët edhe sot e kësaj dite janë të afërt me njëri-tjetrin. Modelja e famshme u përmend prej Heard në fillim të këtij muaji në gjykatë, teksa diskutohej për një grindje të supozuar mes Johnny-it dhe motrës së Amber, Whitney Henriquez.

Moss dhe Depp e mbyllën romancën e tyre në 1997-ën, pas 4 vitesh të lidhur, por pak kohë më vonë u panë sërish bashkë në Festivalin e Filmit në Cannes, në maj të 1998-ës. 

Ish-e dashura legjendare e aktorit, Kate Moss pritet të dëshmojë

“S’kam patur kurrë askënd që të jetë kujdesur për mua. Johnny e bëri për pak. I besoja atyre që thoshte. Sa herë i thoja çfarë duhet të bëj, ai më thoshte çfarë ishte gjëja e duhur. Për këtë më ka marrë malli që kur u largova prej tij. Kam humbur dikë që i besoja vërtetë.”- u shpreh Moss gjatë një interviste për Vanity Fair ku tregonte sesi për vite me radhë kishte qarë pas ndarjes nga aktori.

Depp ngriti një padi prej $50 milionësh kundër Heard-it, duke e akuzuar për prishje imazhi për shkak të një artikulli të shkruar prej saj në 2018-ën, ku pretendonte se ishte viktimë e abuzimit në familje. Edhe pse në artikullin e publikuar në Washington Post, Amber nuk përmendi emra, Johnny pretendon se ajo ka shpifur duke e përshkruar atë si një abuzues.

Burimi: People



Source link

- Advertisment -

Lexoni