Trailer Reunion premton një mister argëtues vrasjeje me Game Night, The Boys & Get Out
Ç’është ‘bombardimi nga dashuria’ dhe si ta mbroni veten
Kuptimi i parë i “bombardimit nga dashuria” është -të duash shpejt dhe shumë! “Bombardimi i dashurisë” lidhet me disa sjellje të caktuara romantike që një partner i bën që në fillimet e para të lidhjes/njohjes. Të tilla sjellje kaq pasionante, të dashura, të ëmbla, etj, etj mund të shkaktojnë siklet tek personi tjetër, duke krijuar tek ai një lloj distance. Pala tjetër, që “bombardon me dashuri” përpiqet të krijojë sa më shpejt të jetë e mundur një lidhje emocionale dhe intime pa e njohur ende mirë kë ka përballë.
Eshtë shumë normale që ju apo ai/ajo t’i tregoni njëri-tjetrit që kaloni mirë bashkë apo doni të dilni sërish, por s’është dhe aq që dy javë pas njohjesh t’ju thonë që duan fëmijë me ju sepse jeni “shpirti i tyre binjak”.
Patjetër që dy njerëz mund të tërhiqen prej njëri-tjetrit brenda pak minutash, por nëse dikush ju mbyt në komplimenta, deklarata dashurie apo vëmendje 24/7 duhet të vini në dyshim mënyrën sesi ata i perceptojnë gjërat. A mos projektojnë të njëjtat sjellje dhe mënyra tek të gjithë njerëzit me të cilët dalin?
Cilat janë shenjat e bombardimit nga dashuria?
1. Bëjnë plane për të udhëtuar me vetëm pas ca takimesh
2. Fillojnë me mesazhe të tipit “më ka marrë malli” pas ca të dalash
3. Bëjnë biseda fëmijësh dhe thonë se të donin të kishin një fëmijë me ju
4. Thonë që jeni shumë “e veçantë” kur në të vërtetë nuk ju njohin
5. Ju bëjnë shumë, po shumë dhurata
6. Fillojnë të flasin gjuhën e bebave me përkëdheli edhe pse kanë 2 javë që ju njohin
7.Të tregojnë që i kanë thënë mamit për ty
8. Ndryshojnë mendimin dhe personalitetin bazuar në atë që t’i mendon
9. Ju bombarojnë gjithë ditën me mesazhe dhe telefonata
10. Ti ndjen një lloj presioni prej tyre për të qenë të afërt sa më shpejt
Si ta mbroni veten?
Mund t’ja thoni hapur njeriut me të cilin po dilni që se po ju vë në siklet. Nëse sjellja e tyre s’ju bën të ndiheni rehat, vërjani në dukje dhe shihni sesi do reagojnë pasi ju t’i keni bërë të qarta qellimet tuaja. Gjithsesi, të tilla sjellje nuk janë të sikletshme për të gjithë njësoj. Disave u pëlqen të përfshihen kaq shpejt dhe të bombardohen nga dashuria që prej fillimit. Ju të tjerët, nëse e mendoni si të dyshimtë dhe nuk shijoni më asgjë pas këtyre sjelljeve, largohuni në kohë!
Burimi: Bustle
Source link