Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Ukraina: 1500 të vdekur në qytetin e Sievierodonetsk, thotë kryebashkiaku
Foto: AP Photo
Sulmet rreth qytetit të Sievierodonetsk janë rritur dhe ka të paktën 1500 viktima dhe 60% të ndërtesave të banimit të shkatërruara. Rreth 12,000 deri në 13,000 njerëz janë në qytet, sipas kryetarit lokal. Sievierodonetsk është e vetmja pjesë e rajonit Luhansk në Donbas ende nën kontrollin e qeverisë ukrainase.
Aeroporti Schiphol përgatitet për një javë tjetër kaosi
Foto: Reuters
Pasagjerët në aeroportin Schiphol të Amsterdamit po përballen me kaos të vazhdueshëm dhe radhë jashtëzakonisht të gjata sigurie dhe vonesa. Aeroporti ka pasur shumë ndërprerje të fluturimeve gjatë muajit të fundit pasi po përballet me mungesa të stafit. Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit kanë paralajmëruar për të tjera masa në rast se kushtet e tyre të punës nuk ndryshojnë.
“Vetëm po do të thotë po”: Spanja miraton projekt-ligjin për abuzimin seksual
Foto: Borja Puig de la Bellacasa/La Moncloa/AFP/Getty
Parlamenti i Spanjës ka miratuar një projekt-ligj që e bën pëlqimin një përcaktues kyç në rastet e sulmeve seksuale. Projektligji i ri e përcakton pëlqimin një shprehje të qartë e vullnetit të një personi, duke e bërë të qartë se heshtja ose pasiviteti gjatë sulmeve seksuale nuk janë të barabarta me pëlqimin. Seksi pa konsensusin e palës tjetër mund të konsiderohet sulm dhe mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet.
Kontrolli i armëve dhe demokracia: Jacinda Arden duartroktiet në fjalin e saj në Harvard
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern mori duartrokitje të shumta teksa mbante një fjalim në Universitetin e Harvardit. Ardern paralajmëroi për kërcënimet aktuale ndaj demokracisë në mbarë botën dhe shpalli Zelandën e Re si një vend që ka qenë në gjendje të kapërcejë ndarjet politike për të miratuar ligje të rëndësishëm. Ardern u duartrokit shumë kur foli për aftësinë e vendit të saj për t’u bashkuar dhe për të ndaluar përdorimin e armëve si edhe për të legalizuar abortin.
Forcat izraelite qëlluan qëllimisht Shireen Abu Aqleh, zbulon hetimi palestinez
Foto: Hazem Bader/AFP/Getty
Një hetim palestinez për vrasjen e gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Aqleh, ka arritur në përfundimin se ajo u vra qëllimisht nga forcat izraelite teksa u përpoq të ikte. Shireen, një reportere e vjetër palestinezo-amerikan për Al Jazeera, u qëllua në kokë më 11 maj gjatë një sulmi ushtarak izraelit në Jenin, një qytet në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Source link