Makina futet brenda në market, përplas dy klientë
SHBA- Një aksident ka ndodhur në Arizona, SHBA. Një makinë me shpejtësi përfundoi brenda në market dhe përolasi dy persona.
Mjeti u ndalua më pas nga raftet ku sistemoheshin mallrat. Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar pasi drejtuesi i mjetit ka shtypur aksidentalisht gazin në vend të pedalit të frenave.
Dy personat janë transportuar në spital me plagë të lehta. Shoferi u ndalua nga policia.