Trailer Reunion premton një mister argëtues vrasjeje me Game Night, The Boys & Get Out
Gruaja shtatzënë qëllohet 5 herë nga oficerët e policisë (VIDEO)
Policia e Kansas City ka qëlluar pesë herë një grua me ngjyrë, e cila thuhet se ishte shtatzënë, teksa po kërkonin një automjet të vjedhur të premten.
Autoritetet kanë thënë se oficerët kanë marrë një telefonatë për një grabitje të armatosur të një makine. Pasi kanë marrë përshkrimin e automjetit dhe targës, pak para orës 20:00 të së premtes ata janë nisur në kërkim të mjetit.
“Daily Mail” shkruan se më pas oficerët duket se kanë parë makinën me dy të dyshuar brenda. Mjeti ndodhej në parkingun e një dyqani dhe ata iu afruan.“Në atë moment”, autoritetet thonë se “shoferi u largua nga verilindja dhe dy oficerë u nisën në drejtim të tij”. Nga ana tjetër, 26-vjeçarja Leonna Hale ka dalë nga makina dhe dyshohet se u ka thënë policëve se kishte një armë në mjet.
Dy oficerët vazhduan të qëllonin në Hale, shtojnë autoritetet dhe ajo pësoi lëndime të rënda dhe është dërguar në një spital lokal, ku thuhet se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ndërkohë video e realizuar nga një dëshmitar në vendin e ngjarjes, e tregon të renë të shtrirë në tokë në një pellg gjaku. Gjithashtu pranë saj janë edhe shumë oficerë policie, ku njëri prej tyre i vendosi prangat.
Gruaja që xhiroi videon, e cila është identifikuar si Shedanja nga Kansas City Star, ka thënë se Hale kishte ngritur duart lart dhe u ka treguar oficerëve se ishte shtatzënë, para se ata ta qëllonin.
Patrulla e Autostradave të Shtetit të Missourit po heton tani në lidhje me këtë ngjarje, pasi është protokoll për një agjenci të jashtme që të hetojë të shtënat e përfshira nga oficerët, raporton Fox 4. Thuhet se dy oficerët e përshirë në këtë ngjarje janë vendosur në leje administrative.