Blic/ Napoli ndërhyn në merkaton e Juventusit, “xhevahiri” i Leverkusenit në fokusin e klubeve “BIG”
Në fotot e filmit “Maestro”, Bradley Cooper nuk njihet fare
Netflix ka publikuar disa foto të Bradley Cooper nga filmi “Maestro”, i cili pritet që të marrë vëmendjen e publikut. Aktori i famshëm nuk njihet fare, falë ndryshimit drastik.
Në “Maestro”, Cooper luan rolin e Leonard Bernstein* dhe paraqet etapa të ndryshme të jetës së muzikantit. Filmi rrëfen jetën e tij dhe të gruas së Bernstein, Felicia Montealegre, e luajtur nga Carey Mulligan.
NETFLIX
Xhirimi i filmit nisi në fillim të muajit dhe pritet që të dalë në Netflix vitin e ardhshëm. Bradley Cooper është jo vetëm personazhi kryesor, por edhe regjisori dhe producenti i filmit.
NETFLIX
*Leonard Bernstein (25 gusht 1918 – 14 tetor 1990) ishte dirigjent, kompozitor, pianist dhe humanist. Ai është konsideruar si një ndër dirigjentët më të rëndësishëm të kohës së tij, gjithashtu i pari që mori vlerësime ndërkombëtare. I cilësuar si “një prej muzikantëve më të talentuar dhe të suksesshëm në historinë amerikane”, Bernstein u nderua me shumë çmime: 7 Emmy; 3 çmime Tony; 16 Grammy, si dhe “Lifetime Achievement” dhe “Kennedy Center Honor”.
Source link